16.3 C
Mitrovice
E shtunë, 5 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

10-vjeçarja sulmohet nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së, flet babai i saj: Tash, cilën sëmundje me shëru ma përpara?

Një vajzë 10-vjeçare është sulmuar mbrëmë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Për gazetën online Reporteri.net la thënë se derisa po mjekohej në spital kishte dalë në oborrin e QKUK-së dhe ishte sulmuar nga një qen.

Vajza ka marrë lëndime fizike por edhe thotë se është traumatizuar nga ngjarja.

“Dola se kesh mërzitë në spital. Dola mi pa do bazena po isha kanë gabim tu ec. E pashë qenin e thashë s’ka rrugë kenj. Kur jam kthy me hi brenda qeni më ka ndjek dhe më ka kafshu. Jam rrëzu. Kur më kapi qeni veç jam shtri për toke.”, tregon vajza.

Ajo thotë se askush nuk ishte aty për ta ndihmuar.

“Shkova i thashë mamit që jam rrëzu dhe më ka kafshu qeni.”, tregon vogëlushja.

Prindi i vajzës, Avni Gashi thotë se Komuna e Policia nuk janë marrë me të, kur e ka raportuar rastin.

Ai thotë se në vend që vajza të trajtohej për sëmundjen për çka ishte në spital, tash duhet të merret edhe me pasojat e kafshimit të qenit.

“Shteti nuk na siguron në asnjë mënyrë, Në një mënyrë po na japin kurajo ta lëshojmë Kosovën. Vajza ka marrë lëndime dhe trauma”, thotë ai.

Gashi thotë se në Kosovë më shumë rëndësi i kushtohet një qeni sesa jetës së qytetarëve.

Ai thotë se ky nuk është rasti i parë. Sipas tij, edhe mjekët janë ankuar se janë sulmuar prej qenve. “Këtu njerëzit vijnë për shërim e sëmuren më shumë, se I hanë qentë”, tha ai./Reporteri.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT