Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka përmendur sot Ditën e Pavarësisë dhe angazhimin për një të ardhme më të sigurt.
Në reagimin e sotëm të ambasadës thuhet se SHBA-ja feston ‘‘frymën e qëndrueshme të lirisë’’, guximin e themeluesve dhe demokracisë së tyre.
Nga ambasada është riafirmuar angazhimi i tyre për një të ardhme më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë bashkë me Kosovën.
‘‘Sot, Shtetet e Bashkuara festojnë frymën e qëndrueshme të lirisë, guximin e themeluesve tanë dhe forcën e demokracisë sonë. Ndërsa Shtetet e Bashkuara festojnë Ditën e 249-të të Pavarësisë, ne riafirmojmë angazhimin tonë për një të ardhme më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë — së bashku me miqtë tanë kosovarë!’’, thuhet në reagimin e ambasadës.
Urimet për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së nuk kanë munguar, me të gjithë spektrin politik që ka uruar SHBA-në për këtë festë të veçantë të ditëlindjes së 249-të.