Një situatë tensioni është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Soçanicë të komunës së Leposaviqit, ku dy të rinj kanë sulmuar dhe penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30, kur David Markoviq, 22-vjeçar pasi ishte gjobitur dhe liruar nga objekti i Policisë, ka nisur të ofendojë dhe shajë zyrtarin policor, përpara se të sulmonte fizikisht atë. Policia ka reaguar me shpejtësi dhe e ka arrestuar.
Gjatë ndërhyrjes, Luka Jevtiq, 22-vjeçar i cili ndodhej në vendin e ngjarjes, ka tentuar të pengojë arrestimin, për çka edhe ai është vënë në pranga.
Pas intervistimit, në konsultim me Prokurorin Kujdestar, ndaj tyre është iniciuar rasti penal “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”, ndërsa është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Rasti është marrë për trajtim të mëtejshëm nga njësia e hetimeve rajonale