9.4 C
Mitrovice
E premte, 19 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Mushkolaj: Pse ka nevojë të harxhohen miliona, Albin çele urën!

Opinionisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Në reagimin e tij, Mushkolaj ka rikujtuar propagandën e LVV-së për kinse hapjen e Urës së Ibrit vitin e kaluar.

Ai ka thënë se është e panevojshme të harxhohen miliona euro shtesë për ndërtimin e urave të reja, teksa ka kërkuar nga kryeministrin në detyrë hapjen e urës.

“A ju kujtohet propaganda e Lëvizjes Vetëvendosje dhe e Albin Kurtit se Ura e Ibrit do të hapej verën e vitit të kaluar? Një vit pas, ura nuk është hapur. Tash qeveria ka nisur ndërtimin e dy urave të reja. Pse ka nevojë të harxhohen mililona, kur ura ekziston dhe vetëm duhet të vihet në funksion, ashtu siç ka premtuar me muaj qeveria? Albin, çele urën!”, thuhet në postimin e Mushkolajt në Facebook.

Qeveria në detyrë e Kosovës ka njoftuar se të martën, 1 korrik, do të vendosen gurthemelet e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Ata pritet të ndërtohen në afërsi me urën kryesore. Njëra nga urat thuhet se do të përdoret vetëm për këmbësore, kurse tjetra edhe për vetura.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT