Profesori i njohur Ahmet Musa ka shprehur publikisht pakënaqësinë e tij lidhur me vendimin e vajzës për të vendosur shaminë, duke e cilësuar këtë veprim si pasojë e një ndikimi që ai e konsideron “ekstremist dhe të huaj për vlerat kombëtare shqiptare”.
Në një deklaratë përmes televizionit Kosova Live, Musa ka adresuar kritika të ashpra jo vetëm ndaj vajzës së tij, por edhe ndaj opinionit publik, që sipas tij nuk i jep rëndësinë e duhur kësaj çështjeje. Ai shprehu shqetësimin për atë që e quajti “radikalizim të heshtur të të rinjve”, duke e parë vendimin e vajzës për t’u mbuluar si një largim nga vlerat me të cilat, sipas tij, ajo është rritur.
Ndër të tjera, ai deklaroi:
“Vajza ime me shami s’mundet me hy në shtëpinë time. Për mua, ajo është veç një harrën.”
Deklarata ka ngjallur reagime të ndryshme në opinionin publik dhe rrjete sociale, me komente që variojnë nga mbështetja për qëndrimin e tij tradicionalist, deri te kritikat për gjuhën dhe qëndrimin e ashpër ndaj një zgjedhjeje personale të vajzës.