27.9 C
Mitrovice
E shtunë, 28 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Aksident i frikshëm në rrugën Vushtrri – Mitrovicë, vetura godet këmbësoren

Një aksident ka ndodhur dje në rrugën Vushtrri – Mitrovicë ku një veturë ka goditur një këmbësore, shkruan Mitrovica SOT

Sipas njoftimit të Policisë, vetura “Ford” me ngjyrë të zezë ka goditur këmbësoren pranë mobilerisë “Albed” dhe është larguar pa ofruar ndihmë.

Kalimtarët e rastit kanë ofruar ndihmën e parë dhe kanë njoftuar Policinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur dhe ekipet mjekësore ku e lënduara është dërguar për trajtim të mëtejm.

Policia ka nisur hetimet për kapjen e të dyshuarit ndërsa rastin është regjistruar si “Aksident trafiku me largim nga vendi i ngjarjes”.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth ores 18:00 në rrugën Vushtrri–Mitrovicë, përkatësisht pranë mobilerisë “Albed” në qytetin e Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku me lendime trupore. Një veturë ende e paidentifikuar saktesisht dyshohet te kete qene Ford ngjyre e zeze ka goditur një femër këmbësore, pas së cilës drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes pa ofruar ndihmë.

Kalimtarë të rastit i kanë dhënë viktimës ndihmën e parë menjëherë pas aksidentit, ndërsa njëkohësisht kanë njoftuar Policinë e Kosovës dhe shërbimin emergjent. Njësitë përkatëse janë paraqitur në vendin e ngjarjes në kohë të shpejtë dhe i kanë ofruar viktimës ndihmën e nevojshme mjekësore, duke e dërguar për trajtim në institucionin përkatës shëndetësor.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit, ndërsa rasti është regjistruar si “Aksident trafiku me largim nga vendi i ngjarjes”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT