21.3 C
Mitrovice
E premte, 27 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Albulena Haxhiu: Nëse s’i marr 61 vota në votim të fshehtë, tërhiqem

Kandidatja e VV-së për kryeparalamnetare, Albulena Haxhiu, në konferencën për media që po e mban bashkë me nënkryetarin e partisë, Glauk Konjufca, një ditë pasi Kushtetuesja vendosi për seancën konstituive të Kuvendit, ka deklaruar se tërhiqet nga kandidatura, nëse në votim të fshehtë, nuk i merr votat e nevojshme.

Haxhiu, e cila dështoi disa herë në votim të hapur, paralajmëroi se vetëm 1 herë do ta provojë në votim të fshehtë mundësinë për t’u zgjedhur kryeparlamentare, raporton Klankosova.tv

“E ftoj opozitën të reflektojnë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që nuk e ndalon votimin e fshehtë. Po të ishte aty, do të shkruhej. Me rastin e votimit të fshehtë, nëse unë si kandidate nuk i marr 61 vota, tërhiqem nga kandidatura.“, tha Haxhiu.

Kujtojmë se megjithatë, Kushtetuesja nuk ka vendosur për ligjshmërinë e refuzimit të votimit të fshehtë, një nga pikat kyç të ngërçit në Kuvend./Klankosova.tv

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT