21.3 C
Mitrovice
E premte, 27 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Kurti: Përballë armikut, më nuk është Kosova e dikurshme

Më nuk është Kosova e dikurshme – thotë Albin Kurti para rekrutëve të FSK-së.

Albin Kurti thotë se përballë armikut më nk qëndron Kosova e dikurshme, por Ushtria e Kosovës’.

Në fjalën e tij në ceemoninë e certifikimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ai tha se ‘e di mirë peshën e uniformës që bartin ushtarët e ri’.

“Përballë armikut e çfarëdo kërcënimi të paqes a të sigurisë, më nuk qëndron Kosova e dikurshme por Ushtria e Kosovës me shumë të ri e të reja, që si ju ballëhapur bartin uniformën me shqiponjën sypatrembur në krahë” – thotë Kurti në këtë ceremoni.

“Po hapni një etapë të re në shërbim të vendit dhe e di mirë që nuk është e lehtë pesha e uniformës që bartni, por pikërisht përballë vështirësive vlerësohet madhësia e njeriut” – tha ai.

Në këtë ceremoni, Kurti veç tjerash foli edhe për ‘thellime bashkëpunimesh me vende të ndryshme” përfshirë Shqipërinë dhe Kroacinë.

“Kemi shumëfishuar bashkëpunimin me Shqipërinë, njëzetfishuar me Kroacinë ndërkaq kemi thelluar bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë.

Ushtarët tanë janë të pamposhtër e të pathyeshëm kurse sovraniteti shtetëror, i paprekshëm e integriteti territorial i pacenueshëm” – tha ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT