22.1 C
Mitrovice
E premte, 27 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Ulen pak temperaturat, në mbrëmje parashihen rrebeshe shiu

Ditën e premtë pritet të ketë një destabilizim të përkohshëm të kushteve meteorologjike, me ç’rast orëve të pasdites dhe në mbrëmje do të ketë zhvillime të rrebesheve dhe bubullimave.

Lokalisht rrebeshet do të jenë më të dendura, e të shoqëruara dhe me breshër e erë. Temperaturat maksimale zbresin në 33C e 35C. Frynë erë veriore mesatare e mesatarisht e fuqishme 5-13m/s.

Ditën e shtunë mbeten ende vransira të shoqëruara orëve të pasdites me ndonjë rigë lokale shiu, ndërsa ditën e diel parashihen më shumë intervale me diell.

Temperaturat zbresin në 27C e 28C.

Ditën e hënë dhe të martë, me kalimin në muajin korrik, parashihet mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperaturat maksimale shënojnë sërish rritje në 30C e 31C. Minimalet gjatë kësaj periudhe luhaten ndërmjet 13C e 17C. Erërat frynë kryesisht nga krahu verior, në fundjavë me hove mbi 15m/s, njofton Mendimi për Motin.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT