26 C
Mitrovice
E enjte, 26 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Martin Berishaj intervistohet nga Prokuroria Speciale lidhur me hetimet ndaj tij për tri vepra penale

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervisuar sot nga Prokuroria Speciale.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, ka thënë për Reporteri.net se Berishaj është intervistuar në kuadër të hetimeve lidhur me “Shpërlarje të parave”, “Shmangie nga tatimi” dhe “Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave , i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

“Referuar kërkesës suaj, mund të konfirmojmë se z.Martin Berishaj është intervistuar të enjten nga Prokuroria Speciale, në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar ndaj tij lidhur me veprat penale “Shpëlarje e parave”, “Shmangie nga Tatimi” dhe “Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave , i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, ka deklaruar Luta.

Rreth intervistimi ka shkruar edhe avokati i Berishajt, Tomë Gashi, sipas të cilit Berishaj ka dhënë “deklaratë sqaruese”

“Per t’i ndihmuar Prokurorise Speciale te Kosoves sot zotni Martin Berishaj ka dhene deklarat sqaruese me te cilen ne besojme qe i ka ndihmuar Prokurorise per te eliminuar çdo dyshim per aferen e ndertuar nga gazetari serb i aferm me sherbimin sekret te Serbise me qellim te demtimit te reputacionit te Profesorit Martin Berisha i cili eshte hale ne sy te serbis edhe te disave qe me vetedije apo pa vetedije i shtyjn agjendat e Serbise”, ka shkruar Gashi.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT