23 C
Mitrovice
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

As Muja, as Bahtiri, Faton Peci nesër zyrtarizohet si kandidat i Vetëvendosjes për Mitrovicën

Faton Peci do të jetë kandidat i Vetëvendosjes për zgjedhjet e tetorit në Mitrovicë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se kryetari i Guxo e ka fituar garën me Armend Mujën dhe Agim Bahtirin që synonin të ishin kandidatë në zgjedhjet lokale.

Kryeministri Kurti pritet të jetë nesër në Mitrovicë ku edhe do të bëhet nominimi i Pecit si kandidat për kryetar të komunës.

Kandidimi i Pecit pritet që të ketë kundërpërgjigje nga Agim Bahtiri, kandidati që lakmonte më së shumti nominimin si kandidat i VV-së.

Ka zëra që thonë se Bahtiri mund të dal si i pavarur në zgjedhjet e 12 tetorit./Indeksonline/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT