21.2 C
Mitrovice
E hënë, 23 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Nënoficeri Qendrim Berisha nderohet si kursanti më i mirë ndërkombëtar në Britani

Nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Qendrim Berisha, ka përfunduar me sukses të jashtëzakonshëm Kursin Ndërkombëtar për Teknik të Municioneve (International Technician Ammunition Course) në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Berisha u shpërblye me çmimin “Comera Cup” si kursanti më i mirë ndërkombëtar mes përfaqësuesve nga vende të ndryshme si Gana, Estonia dhe Kuvajti.

Kursi përbëhet nga tre module:

Moduli i parë përfshin njohuri të përgjithshme për municionet, përbërjen kimike, prodhimin, kalibrat, mortajat, minat dhe raketat si Javeline dhe NLAW.

Moduli i dytë trajton planifikimin e depove të municioneve sipas standardeve ndërkombëtare, inspektimet dhe transportin ndërkufitar.

Moduli i tretë fokusohet në aspektin teorik dhe praktik të asgjësimit të municioneve.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT