Pas rizgjedhjes së tij si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka marrë urime të shumta nga mbështetësit, bashkëpunëtorët dhe qytetarët.
Një ndër urimet erdhi nga prindërit e tij, Edibe dhe Milazim Krasniqi.
Në një postim të bërë në rrjetin social Facebook, babai i Krasniqit shkroi:
Edibja dhe unë jemi prindër të lumtur dhe krenar me Memlin, djalin tonë të mbarë. Paç shëndet e suksese sot e mot.