Eksperti i sigurisë dhe ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, shkruan se ‘ai beson se nuk ka kolaps energjetik’ por vetëm ‘është stisje për të përhapur panik në popull”.
Ramadani shkruan se po cenohet siguria kombëtare me krizën e fundit që beson se është i stisur për synime makiaveliste ndaj shtetit ligjor. Ai shkruan se kjo është një situatë tashmë emergjente dhe se pushteti kujdestar po tejkalon në një regjim autoritare.
‘Kolapsi i stisur energjetik cenon direkt Sigurinë Kombëtare!
Nuk ka kolaps energjetik të vërtetë, besoj unë, është stisje për të përhapur panikë e mbajtur popullin nën trysni!
Nuk ka mosprodhim të mjaftueshëm, besoj unë, është neglizhencë e qëllimshme e ndërtuar qe sa kohë!
Një varg institucionesh të infrastrukturës kritike, përfshirë ato shëndetësore, mund të ndikohen direkt nga kolapsi energjetik i paralajmëruar.
Kështu populli ndihen nën panikë, kontrolluesit thellojnë veprimet, për qëllime që unë nuk mund të spekuloj!
Shteti Ligjor duhet të veprojë! Sa më shpejtë!
Kjo të jep përshtypjen e situatave të ngjashme që kanë bërë apo bëjnë regjime jodemokratike!”