16.9 C
Mitrovice
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Haradinaj: Kolaps i qëllimshëm nga tuxharët e mafisë energjetike, Kurti të japë përgjegjësi

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për lajmet se KEK-u ka kolapsuar pasi të gjitha blloqet kanë rënë dhe aktualisht s’po prodhohet fare rrymë.

KESCO njoftoi se ditëve në vijim do të ketë krizë të madhe për shkak të rënies së blloqeve, ndërsa u paralajmërua se në rastin ekstrem krejt rryma duhet të importohet.

Për këtë, Haradinaj tha se kjo krizë energjetike është e qëllimshme dhe me direktiva nga tuxharët e mafisë së këtij sektori.

“Kjo nuk është rastësi, është rezultat i një kolapsi të qëllimshëm, i diktuar nga direktiva politike dhe i ushqyer nga pazaret e tuxharëve të mafisë energjetike, të cilët sot kontrollojnë tregtinë me rrymë”, tha ai.

Po ashtu, Haradinaj përmendi edhe faktin se projekti amerikan për gazin u refuzua, njëjtë sikur projekti për Kosovën C.

“Të njëjtët që sot i lanë qytetarët pa energji, dikur krenoheshin se e kishin ndalur ndërtimin e Termocentralit Kosova C dhe se kishin refuzuar gazsjellësin amerikan. I ndalën projektet strategjike për shtetin, për të hapur rrugën e abuzimit dhe të pasurimit për një grusht njerëzish të lidhur me qeverinë”, vazhdoi Haradinaj, i cili në fund kërkoi që kryeministri në detyrë të japë përgjegjësi për gjendjen e krijuar./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT