14.3 C
Mitrovice
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Kajtazi: Kurti arriti ta bankrotojë ndërmarrjen më të rëndësishme të Kosovës

Gazetari Vehbi Kajtazi e ka cilësuar si kryemafioz të energjisë elektrike kryeministrin në detyrë, Albin Kurit.

Pas njoftimit të KEK-ut se është detyruar të importojë rrymë për shkak të ndalimit të prodhimit, Kajtazi ka reaguar në rrjetin e tij social, Facebook.

Sipas Kajtazit, Kurti ka arritur ta bankrotojë ndërmarrjen më të rëndësishme të Kosovës.

Kryemafiozi i energjise, Albin Kurti arriti ta bankrotoje edhe ndermarrjen me te rendesishme te Kosoves, KEK-un. Nga neser KEK nuk prodhon me energji elektrike. E gjithe sasia vije nga jashte”, thuhet mes të tjerash në postimin e tij.

Për ndalimin e prodhimit në KEK, Kajtazi e ka fajësuar Kurtin, duke thënë se ai ka për interes vetëm pasurimin e tij dhe shokëve të tij, si dhe shkatërrimin e vendit.

Pse? Sepse kryemafiozi ka interesat e veta dhe bandes se tij. Pos pasurimit, ai po i kryen detyrat nje nga nje – shkaterrimin e vendit. Bankrotimi i KEK-ut ia mundeson mafiozeve te shesin energji me çmimet qe percaktojne ata. Nuk eshte me sekret se Kurti qendron ne krye te kesaj piramide kriminale. Vetem pak jave me pare ne treg u be e ditur se po hyn edhe vellai i Luan Dalipit. Dalipi eshte shef i kabinetit te Kurtit. Pavaresisht se a prodhon apo jo KEK-u energji, populli e ka “fanarin” qe ia ndriçon rrugen – Albin Kurtin”, thuhet në postimin e tij në Facebook.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT