16.9 C
Mitrovice
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Për herë të parë në 25 vite, Kosova me 0 prodhim të energjisë elektrike

Kompania KESCO sot ka njoftuar se KEK-u po përballet me mungesë të theksuar të prodhimit të energjisë elektrike dhe që orëve në vijim, energjia elektrike do të varet krejtësisht nga importi. Kjo është një situatë e paprecedentë, në 25 vitet e Kosovës së pasluftës.

“KESCO njofton se është informuar për një mungesë të theksuar të prodhimit vendor të energjisë elektrike që pritet të ndodhë nesër dhe në ditët në vijim. Në rastin më ekstrem, kjo do të nënkuptojë që e gjithë sasia e energjisë elektrike për konsumatorët në Kosovë do të duhet të mbulohet përmes importit” – ka njoftuar kjo kompani.

Ndërkohë, gazeta Infokusi më herët ka raportuar se ‘kanë rënë të gjitha blloqet dhe se aktualisht ka zero prodhim të energjisë elektrike në KEK’ – një ngjarje e paprecedentë në historinë e Kosovës së pavarur.

Ekspertë të fushës që kanë punuar për dekada në KEK – dhe që i citon Infokusi – “kanë pohuar se një situatë e tillë nuk e mbajnë mend të këtë ndodhur ndonjëherë, të paktën jo në këto 25 vitet e pasluftës”.

Që ZERO do të jetë prodhimi i energjisë elektrike, Nacionale ka kuptuar përmes burimeve të saj ndërkohë Infokusi, raporton referuar burimeve se “Korporata tashme i ka njoftuar akterët e tjerë në këtë sektor se për ditën e shtunë, do të jetë zero prodhimi i energjisë elektrike nga blloqet e termocentraleve të KEK-ut”

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT