23.7 C
Mitrovice
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Ramush Haradinaj e quan fmijaq Albin Kurtin: Është mirë me fillu me ia nxi jetën

Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se emri dhe mbiemri i bllokadës në Kuvendin e Kosovës është Albin Kurti.

Haradinaj ka thënë se Kurti është mashtrues, teksa nuk ka përjashtuar edhe aksione simbolike ndaj Kurtit.

“Ne është mirë me fillu me ia nxi jetën pastër, me fillu me ia nxi jetën, me ia bë të pamundshme mbajtjen peng të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

“Duhet me fillu me ia kthy diqysh këtij njeri”, ka shtuar Haradinaj, duke përmendur kthimin e gazit lotsjellës dhe vezëve. Kreu i AAK-së e ka quajtur Kurtin edhe “fmijaq” dhe sipas tij s’mund të vazhdohet me krizën në Kuvend vetëm pse Kurtit dëshiron ashtu.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT