Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykemete Bajrami ka reaguar pas daljes nga sistemi të blloqeve A3, A4 dhe A5.
Si pasojë e kësaj Bajrami ka thënë se aktualisht Kosova po blenë gjysmën e energjisë elektrike që e shpenzon.
Sipas saj ngarkesa është 13950 MW, ndërsa prodhimi është vetëm 7157 MW.
Ajo ka thënë se kështu lulëzon mafia energjetike.
“Por mos kini dyshim, pa energji nuk mbesim! Sa herë që bien blloqet e KEK-ut, ngritën në këmbë tregtarët e energjisë, veçanërisht NOA dhe EFT-ja e Vuk Hamoviqit. Mbajeni mend: fitimet e tyre janë çmime të rritura për të gjithë ne – këto ndërprerje dhe defekte përkthehen në: import të shtrenjtë dhe fatura edhe më të larta për secilin prej nesh në të ardhmën e afërt”, ka shkruar ajo ndër të tjera.