20.1 C
Mitrovice
E enjte, 19 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

‘Nuk arrin të kuptojë se nuk ka fituar vota të mjaftueshme’, Maliqi: Kurti lider me prirje leniniste

Politologu Agon Maliqi ka komentuar lidhur me krizën politike në vend dhe insistimin e VV’ssë së Albin Kurtit për të vazhduar me Albulena Haxhiun si kandidate për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

Maliqi thotë se Kurti si një lider me prirje leninist e interpreton demokracinë në mënyrë perverse dhe nuk arrin ta kuptojë që s’ka fituar vota mjaftueshëm për të imponuar një kandidat.

“VV dhe lideri i tyre me prirje leniniste kanë kuptim pervers të demokracisë. Nuk arrijnë të kuptojnë se nuk kanë fituar vota të mjaftueshme për të imponuar kandidat për kryetar kuvendi, e as për të krijuar qeveri, pa konsensus me së paku një forcë tjetër parlamentare.”, ka shkruar ai.

“E drejta dhe përgjegjësia kushtetuese për të nominuar kandidat nënkupton edhe përgjegjësi për dështimin në rastin e propozimit të kandidatit të papranueshëm. Opozita është në të drejtën e saj për ta përdorur çfarëdo mjeti procedural për ta mbrojtur demokracinë nga sundimi arbitrar. Këtë të drejtë demokratike të opozitës së paku duhet ta kuptojë një parti si VV që me muaj të tërë e pati bllokuar kuvendin deri edhe me mjete të dhunshme. Në kontekstin ku jemi sot dhe ku vështirë se mund të zgjedhim qeveri e lere më president, pra me shumë gjasë do të mbetemi gjatë me qeveri në detyrë (që nuk duket skenar fare problematik për Kurtin), vota për kryetar të kuvendit është në fakt votë për ushtruesin e radhës të detyrës së Presidentit, prandaj kërkon me çdo kusht figurë më unifikuese. Kandidatja e VV gjatë mandatit të saj si Ministre e Drejtësisë nuk ka dëshmuar se mund t’u rezistojë përpjekjeve politike për kapjen e institucioneve të pavarura e mbi të cilat u.d e Presidentit do të kishte ndikim të konsiderueshëm”, ka përfunduar Maliqi.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT