21.4 C
Mitrovice
E martë, 17 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Tahiri: Kosova sa më shpejt të ketë qeveri të re, pa Kurtin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kërkuar formimin sa më të shpejtë të një qeverie të re, duke përjashtuar përfshirjen e Kryetarit të VV-së, Albin Kurti. Sipas tij, vazhdimi i Kurtit në pushtet përbën rrezik për të ardhmen e vendit, sidomos në raport me administratën e ardhshme amerikane të Donald Trumpit.

“Kosova duhet që sa më shpejt të sigurohet që të ketë një qeveri të re dhe të mos vazhdojë më tutje Kurti,” tha Tahiri.

“Kurti ka një rekord të dëmshëm në raport me administratën e parë të Trump. Nëse deri sot kemi pasur dyshime në atë se a duhet të vazhdojë apo jo, pavarësisht që ka dalë si parti në zgjedhje, paralajmërimi i Trumpit na dërgon një mesazh të qartë,” theksoi ai.

Tahiri bëri thirrje për bashkërendim të forcave politike opozitare në mënyrë që, sipas tij, të shmanget përfshirja e VV-së në strukturat e reja qeverisëse.

“Duhet të angazhohemi maksimalisht të gjitha partitë tjera që kemi qenë në opozitë, vendit t’i japim një qeveri të re pa përfshirjen e Albin Kurtit dhe të VV-së,” tha ai, duke shtuar: “Përfshirja e VV-së në raport me administratën e Trumpit do t’i bëjë dëm vendit tonë”.

/Reporteri.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT