17 C
Mitrovice
E hënë, 16 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

17 vjeçari ther me thikë bashkëmoshatarin në Mitrovicë – dërgohet në mbajtje për 48 orë

Një incident me armë të ftohtë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në veri të Mitrovicës, ku një i mitur ka therur me thikë një bashkëmoshatar të tij.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 15 qershor 2025, rreth orës 23:00, në rrugën “Çeta e Minatorëve”, policia është njoftuar për një rrahje mes dy të miturve. Në vendin e ngjarjes, patrulla ka gjetur një person të lënduar në shuplakën e dorës së majtë, si pasojë e goditjes me thikë.

I dyshuari, E.M. 17-vjeçar, është arrestuar në vendngjarje dhe është shoqëruar në stacion policor.

Ndërkohë, viktima D.A. 17-vjeçar është dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës Veri për trajtim mjekësor dhe ka raport mjekësor për lëndimet.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë hetimore dhe krim-teknika, ku është bërë eksaminimi dhe sekuestrimi i thikës së përdorur.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT