Një mësuese është arrestuar për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”
Policia ka njoftuar se arrestimi është bërë sot dhe e njëjta është shoqëruar në Stacionin Policor në Mitrovicë Veri.
Rasti është raportuar nga një prindi i cili ka deklaruar se me datë 06.06.2025 një mësuese e një shkolle në Mitrovicë Veri gjatë orës së mësimit e kishte sulmuar fizikisht djalin e ankuesit, nxënës i asaj shkolle duke e goditur me shuplakë.
“E dyshuara M.P, 56 vjeq është shoqëruar në Stacion Policor ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit të shtetit e njëjta është liruar në procedurë të rregullt”
“Policia në vazhdimësi do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim dhe do të zbatoj ligjin pa përjashtim”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri