Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka insistuar se qeveria e opozitës mund të bëhet me 61 vota.
Krasniqi kërkoi që LDK-ja t’i japë mbështetje qeverisë së ish-opozitës me 19 nga 20 deputetët e saj.
“Matematika është shumë e thjeshtë, vetëm 19 vota të LDK-së unë i bëj tjerat dhe bëhemi 61. Matematikën e dini edhe ju, edhe unë, edhe secili, këtu ka deputetë të Kosovës, pa Listën Serbe, që partitë e ish-opozitës e bëjnë 61-shin”, tha Krasniqi pas seancës së sotme.
“Jemi të gatshëm që me 19 votat e LDK-së të formojmë shumicën. Kosova ka nevojë për stabilitet, që institucionet të funksionojnë dhe vendimmarrja të kthehet në normalitet”, theksoi ai.