Çka po përzien Elita Rudi.
Moderatorja e njohur Elita Rudi, është bërë nënë për herë të parë para 8 muajsh, të cilët së bashku me bashkëshortin e saj, Gjikon kanë pagëzuar djalin e tyre me emrin Zëri.
Ka muaj që ajo nuk është marr me jetën e saj profesionale por siç duket ajo ka vendosur të rikthehet në botën e televizionit.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, shkruan rtv21.
“Mexi po pres të ju tregojë se në çfarë projekti të ri jam duke punuar”, ka shkruar moderatorja përkrah fotos së postuar. Ajo duket shumë bukur. Stili dhe bukuria e saj e bëjnë të veçantë moderatoren.