24.7 C
Mitrovice
E premte, 15 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Sot më ngrohtë

Ditën e martë parashihet mot kryesisht me diell, e paksa më i ngrohtë me temperatura maksimale që shkojnë deri në 22C e 24C, ndërsa minimalet në mëngjes zbresin në 8C e 10C. Pasdite me zhvillime të vransirave, paraqiten kushte për ndonjë rrebesh të izoluar shiu, lokalisht dhe bubullimë. Frynë erë veriperëndimore mesatare 5-10m/s.

Mot pjesërisht me diell e vransira të ndryshueshme parashihet ditën e mërkurë, ndërsa ditën e enjtë më shumë vransira përfshinë vendin, me rrebeshe shiu dhe bubullima. Temperaturat pësojnë rënie deri në 17C e 18C.

Nga dita e premtë pritet të ketë më shumë intervale me diell dhe temperatura në rritje që në fundjavë, arrinë deri në 23C e 25C. Ditën e shtunë aty këtu mund të paraqiten rrebeshe shiu orëve të pasdites. Minimalet luhaten ndërmjet 6C e 10C. Erërat frynë kryesisht nga veriperëndimi e veriu, të lehta dhe mesatare 4-11m/s, njofton Mendimi për Motin.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT