24.7 C
Mitrovice
E premte, 15 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

“Kapje klasike e shtetit”, Azemi: Sektori i energjisë është shkatërruar nga mafia energjetike e udhëhequr nga Vetëvendosje

Kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se sekotori i energjisë për katër vjet është shkatërruar nga mafia energjetike e udhëhequr nga njerëz të Vetëvendosjes.

Sipas tij, qeveira e ka kapur KEK-un, dhe atë haptas e pa turp.

E plotë:

Një tjetër skandal i Qeverisë në detyrë dhe përsëri në sektorin e energjisë.

Ky sektor është shkatërruar në 4 vjetët e fundit nga mafia energjetike e udhëhequr nga njerëz të Vetëvendosjes.

Sot, Gazeta Infokus ka njoftuar se drejtori i sapozgjedhur i KEK-ut, Ylber Batalli, është financues i Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo është kapje klasike e shtetit dhe po bëhet haptas dhe pa turp.

Emërimi i njerëzve me lidhje të drejtpërdrejta me pushtetin është shkelje e çdo parimi.

Në KEK nuk duhet të ketë vend për militantë sepse institucionet publike nuk janë pronë partie.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT