24.7 C
Mitrovice
E premte, 15 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Maliqi: Strategjia ‘gjeniale’ e qeverisë, bjeri murit me kokë

Analisti politik Agon Maliqi ka komentuar në një postim në facebook ngërcin në Kuvendin e Kosovës ku edhe pas 21 përpjekjeve s’ka konstituim.

Kurti nuk e ka shumicën për të votuar kryeparlamentarin ndërsa po insiston se me votim të fshehtë do të kryhej kjo punë. Por, as për të ndërruar mënyrën e votimit që opozita po e konsideron të paligjshëm, nuk i ka numrat.

Duke e komentuar këtë situatë, Maliqi shkruan se fjalët kompromis dhe konsensus janë bërë mëkati më i madh derisa “prioritet është bërë ecja “përpara me strategjinë “gjeniale” të goditjes së murit me kokë”.

“Në Kosovë, shteti me mekanizmat e tij u ka prirë zhvillimeve ekonomike, sociale, kulturore dhe diplomatike prej pavarësisë në vitin 2008 e deri diku rreth viteve 2015-17. Në këtë periudhë psh. i gjeni të jetësuara krejt veprat e mëdha infrastrukturore, ligjet dhe institucionet më të rëndësishme, apo arritjet ndërkombëtare të shtetit (njohjet, MSA me BE, etj).

Pas kësaj periudhe polarizimi politik u thellua pa kthim; fjalët “konsensus” dhe “kompromis” u bënë mëkati më i madh; ndërsa prioritet u bë që të ecej përpara me strategjinë “gjeniale” të goditjes së murit me kokë. Kosova vazhdoi të ecte përpara, por me ritëm shumë më të ngadaltë dhe PËRKUNDËR pengesave të shtetit, e jo PËR SHKAK të tij.”

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT