24.7 C
Mitrovice
E premte, 15 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Biblioteka e Mitrovicës nga sot do të jetë e mbyllur, nis bartja e librave në objektin e ri

Biblioteka “Latif Berisha” në Mitrovicë nga sot do të jetë e mbyllur sepse do të nis bartja e librave nga objekti aktual në objektin e ri.

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës nuk ka bërë të ditur se deri kur biblioteka e qytetit do të vazhdojë të jetë e mbyllur, shkruan Telegrafi.

Në njoftim, kjo drejtori ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin.

“Njoftojmë anëtarët dhe lexuesit e bibliotekës së qytetit ‘Latif Berisha’, se nga data 26 maj deri në një datë tjetër, objekti i bibliotekës do të qëndroi i mbyllur për shkak të fillimit të bartjës së librave nga objekti aktual në objektin e ri. Ju faleminderit për mirëkuptim!”, thuhet në njoftim.

Para shtatë muajsh drejtori i kësaj drejtorie, Fahri Jashari pati thënë se punimet planifikohen të përfundojnë në shtator të vitit 2025.

Jashari kishte thënë se biblioteka në Mitrovicë është një ndër bibliotekat që ka fondin librar më të madh në Kosovë.

“Biblioteka ‘Latif Berisha’ lirisht mund të them se është një ndër bibliotekat që ka fondin librar më të madh në vend, jo vetëm në gjuhën shqipe por edhe në gjuhët e komuniteteve që jetojnë në Mitrovicë”, ishte shprehur Jashari. /Telegrafi/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT