16.3 C
Mitrovice
E martë, 22 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Presidentja Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut.

Kjo u konfirmua për gazetën online Reporteri.net nga Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidentes.

“Tashmë e kemi konfirmuar te autoritetet shtetërore në Vatikan se Presidentja Osmani, si Kreu i Shtetit, do ta udhëheqë delegacionin e Kosovës në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut”, deklaroi Kupina.

Vatikani ka njoftuar se varrimi i Papa Françeskut do të bëhet të shtunën, më 26 prill në orën lokale 10:00.

Papa Françesku do të dërgohet në Bazilikën e Shën Pjetrit të mërkurën në mëngjes në orën 09:00, ka njoftuar Vatikani.

Arkivoli i Papës do të jetë aty deri ditën e varrimit, në mënyrë që publiku të bëjë nderimet e tyre.

Trupi i tij aktualisht është vendosur në një arkivol në kapelën e rezidencës Santa Marta, ku ai jetoi gjatë papatit të tij 12-vjeçar./Reporteri.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT