13.5 C
Mitrovice
E hënë, 21 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Komandanti i FSK’së vizitë në Turqi me ftesë të Shefit të Shtabit të Forcave turke, çfarë po diskutohet atje

Me ftesë të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjeneral Metin Gürak, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Siç thuhet në njoftim, në takimin me Gjeneral Gürak, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve, me fokus në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, përmes trajnimeve, stërvitjeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave.

“Në kuadër të vizitës zyrtare, Gjenerallejtënant Jashari u takua edhe me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, z. Yaşar Güler, ku u rikonfirmua partneriteti strategjik dhe mbështetja e fuqishme e Turqisë për profesionalizimin e FSK-së. Në këtë takim u trajtuan gjithashtu çështje si blerjet ushtarake, zhvillimi i industrisë së mbrojtjes dhe trajnimet e avancuara”.

“Gjatë kësaj vizite, Komandanti i FSK-së vizitoi edhe forcat speciale, zhvilloi takime me përfaqësues të institucioneve dhe industrisë së mbrojtjes, si dhe takoi kadetët e FSK-së që studiojnë në akademitë ushtarake në Turqi. Bashkëpunimi me Republikën e Turqisë mbetet thelbësor për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës dhe kontributin ndaj sigurisë rajonale e globale”, përfundon njoftimi.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT