17 C
Mitrovice
E hënë, 21 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Krasniqi pas ndërprerjes së seancës: VV duhet ta gjejë një kandidat tjetër, Albulena Haxhiu është simbol i dështimeve

Pas ndërprejes së sërishme të seancës së Kuvendit të Kosovës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të zhbollojë konstituimin e Kuvendit dhe të propozojë një kandidat tjetër, pasi që sipas tij Albulena Haxhiu do të dështojë kurdoherë që del në votim.

Ai ka akuzuar Vetëvendosjen dhe partnerët e saj se po e bllokojnë konstituimiin e institucioneve dhe vullnetin e qytertarëve të Kosovës të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Koalicioni Vetëvendosje-GUXO-Alternativa po, siç kemi thënë e ka të drejtën për ta propozuar kryetarin apo kryetaren e Kuvendit, por jo për ta imponuar me çdo kusht për këdo që propozon. Sot po e shihni se këta po e vazhdojnë bllokadën e krijimit të institucioneve. Në vend që të propozonin një kandidat tjetër, kandidatja që ka dështuar disa herë, e që do të dështojë edhe sot, nuk mund të jetë më e rëndësishme se krijimi i institucioneve. Rrugëdalja është e qartë. LVV duhet ta gjejë një kandidat tjetër sepse kandidatja që ka dështuar do të dështojë përsëri. Nuk duhet ta lënë peng Kuvendin për shkak të tekeve apo problemeve të brendshme.”, tha Krasniqi.

Sipas tij Albulena Haxhiu ëshët simbol i dështimeve.

“Ajo është simbol i dështimti të kësaj qeverie, krejt mandatin e ka pas me skandale të ndryshme prej zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit e deri të ulja e buxhetiti për mbrojtjen e çlirimtarëve.”, shtoi Krasniqi.

Ai tha se rruga e zhbllokimit është e qartë.

“Rruga është e qartë duhet të ndryshojnë kandidatin. Nuk më takon mua të ia zgjedhë kandidatin VV-së. Qikjo jo, i kanë edhe 47 të tjerë le të provojnë.”, tha Krasniqi.

Ai tha se VV ka përgjegjësi ta zhbllokojë uvendin.

“Nuk ka marrëveshje politike për kryetar të Kuvendit, na s’kemi me ba marrëveshje në asnjë formë me VV-në.”, tha ai.

Krasniqi i përmendi edhe zgjedhjet e reja si opsion.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT