24.8 C
Mitrovice
E hënë, 21 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Hykmete Bajrami: LDK ka qëndrimin e njëjtë, nuk do ta votojë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka konfirmuar për GazetaBlic se partia e saj do të mbajë qëndrimin e njëjtë edhe gjatë seancës së sotme. Ajo theksoi se, se LDK nuk do ta votojë Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares.

“Ne kemi qendrimin e njëjtë”, tha Bajrami.

Kujtojmë se, Kandidatura e Albulena Haxhiut, e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme në asnjërën nga dy votimet: në të parën Haxhiu mori 57 vota për, 20 kundër dhe 3 abstenime; në të dytën, rezultati ishte thuajse i njëjtë, 57 për, 19 kundër dhe 3 abstenime.

Nisma Socialdemokrate dhe dy deputetë të komuniteteve joserbe abstenuan, duke e pamundësuar zgjedhjen e kryetares së re.Pas dështimit të votimit, seanca u ndërpre dhe pritet të vazhdojë sot në orën 15:00, me shpresën për një marrëveshje të re politike që do t’i japë Kuvendit udhëheqësinë e nevojshme për të nisur punën.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT