Një person është ndaluar nga Policia në Mitrovicën e Jugut, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur një armë zjarri për të cilën posedonte leje, por jo autorizim për bartje, raporton Gazeta Sinjali.
Ngjarja është regjistruar mbrëmë në rrugën “Ramadan Kelmendi”, kur një 33-vjeçar është ndaluar për kontroll nga njësia policore.
Gjatë verifikimit, në veturën e tij është zbuluar një pistoletë e tipit “Sarsilmaz”, së bashku me një karikator që përmbante 17 fishekë të kalibrit 9×19 mm.
Edhe pse i dyshuari kishte leje për armëmbajtje, ai nuk posedonte leje për bartje të armës, çka përbën shkelje ligjore.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, arma është sekuestruar si dëshmi materiale, ndërsa ndaj të dyshuarit është inicuar procedurë penale për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është nën hetim nga njësia kompetente.
Gazeta Sinjali do të raportojë për çdo zhvillim të ri rreth këtij rasti.
/GazetaSinjali/ FOTO: ILUSTRIM