18.5 C
Mitrovice
E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Bajrami i shpjegon Muratit ABC-në e ligjit: Neni 26 thotë se si ministër në detyrë, duhet dhënë në dorëheqje

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, duke i kujtuar ABC-në e ligjit për qeverinë, të miratuar nga qeveria Kurti.

Përmes një reagimi në Facebook, Bajrami ka demantuar pretendimin e Muratit se “opozita po kërkon që ai ta braktisë Qeverinë”.

Bajrami i ka shpjeguar Muratit se Neni 26 i këtij Ligji thotë se “si ministër në detyrë duhesh me dhanë dorëheqje.”

Reagimi i zonjës Bajrami:

Hekuran mos i manipulo faktet!

Paske thënë se: ”opozita po kërkon që ju me braktisë Qeverinë”

E para: jo opozita, sepse për me qënë tjerët opozitë ti Hekurani dhe Albini duhet me pasë shumicën, e dje u pa që ende s’keni shumicë.

E dyta: s’po kërkojmë ne, me e braktisë Qeverinë, (nëse po e cilëson dorëheqjën si braktisje), por po ta kërkon Ligji që vet e keni shkru, vetë e keni aprovu, e që është në fuqi nga viti 2022.

Neni 26 i këtij Ligji po thotë si ministër në detyrë duhesh me dhanë dorëheqje.

Pra pranoni që jeni të paaftë me shkru ligje, jeni shkelës të Kushtetutës e të ligjeve, madje edhe të atyre që vetë i keni shkru dhe aprovu.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT