18.5 C
Mitrovice
E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Gërxhaliu: Do të ketë prapë tentativë për ngritje të tarifave të energjisë elektrike

Ekonomisti Safet Gërxhaliu ka folur rreth efekteve ekonomike dhe sociale që mund ti ketë vendimi i ZRrE-së për ngritje të tarifave të energjisë prej 16.1%.

Ai në RTV Dukagjini ka thënë se pas kësaj ngritje të çmimit në një periudhë kohore do të ketë prapë tentativë për ngritje të tarifave nga ana e ZRrE-së.

Gërxhaliu ka thënë se nuk ka kurrfar lobimi kohëve të fundit që të shtohet prodhimi i energjisë.

“Derisa do të jesh i nvarur nga importi definitivisht do të ketë oscilime të energjisë elektrike, këtë po e dëshmojnë lëvizjet nëpër berza dhe kjo do të jetë një dëm i madh për qytetarët e Kosovës, jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe në aspektin social. Ndërsa në aspektin psikologjik flet fakti se askush nuk e përmend tentativën për të investu në kapacitete të reja prodhuese. Besoj që kjo është ndër problemet më të mëdha që do ta rëndoj edhe më tepër qytetarin e Kosovës”, ka thënë ai.

“Prandaj, të flitet për dëme qoftë në çmime, qoftë në konkurentshmëri, qoftë në aspektin e tregtisë ndërkombëtare vërtetë është utopike”, ka thënë Gërxhaliu.

Gërxhaliu ka thënë se rritja e çmimit të energjisë do të rritë edhe çmimet e tjera të tregut.

“Sot paralajmërohet se me këtë vendim [të ZRrE-së] një kilogram i bukës do të jetë nga 70 deri në 80 cent”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT