7.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Qeveria Kurti ndan mbi 6.7 milionë euro për t’ia paguar Pacollit për Grandin, Thesari autorizohet të kryejë transferin

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se ditën e djeshme ka mbajtur mbledhje elektronike.

Në këtë mbledhje janë marrë tri vendime. Ndër të tjera, qeveria ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare për përmbushjen e obligimit ndaj kompanisë së Behgjet Pacollit, ‘‘Mabco Contructions’’, në atë që njihet si rasti i ‘‘Grandit’’.

Shuma të cilën Qeveria e ka ndarë është 6,740,000.00 Euro.

“Autorizohet Thesari që të realizoj transferin e mjeteve buxhetore sipas këtij vendimi në llogarinë e Mabco Constructions SA, shumën prej 5,679,504.05 Euro, shumën prej 33,073.50 CHF dhe shumën prej 1,104,312.20 USD, sipas kursit zyrtar valutor”, thuhet në vendim. /Reporteri.net/

Pacolli ka treguar edhe se, pas këtij vendimi, Qeveria e Kosovës duhet që të ‘‘rikthejë shumën e paguar nga Mabco** për një objekt që, për shkak të refuzimit për të paguar haraç, nuk iu njoh kurrë e drejta e pronësisë, megjithëse pagesa ishte kryer në kohë (në vitin 2006’’. /Reporteri.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT