19.9 C
Mitrovice
E mërkurë, 17 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Përditësohen rezultatet e votave me postë: Bie pak VV-ja, rritje e lehtë e LDK-së e PDK-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e votave të dërguara me postë nga diaspora në ora 15:34.

Deri tani janë procesuar 89 nga 188 vendvotime sa janë gjithsej, shkruan Reporteri.net.

Nga përditësimet e fundit, ka rënë pak Vetëvendosje, kurse ka një ngritje të lehtë për LDK-në e PDK-në.

Vetëvendosje del të jetë e para aktualisht me 51.34 për qind apo 14 mijë e 432 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 29.74% apo 8360 vota.

Partia Demokratike e Kosovës 8.12% apo 2283 vota.

AAK-NISMA 4.15% apo 1167 vota.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT