Analisti Shenoll Muharremi, ka reaguar në lidhje me numërimin e votave të diasporës duke thënë se ‘‘nuk po duket shumë ide e mirë me i përditësu në gjendje reale për shkak se po ka ndyshime të shumta’’.
Ai në postimin e tij ka publikuar edhe renditjen e partive deri më tani, duke vendosur VV-në të parën me 66.78%, LDK-në me 17.01%, PDK-në me 7.89% dhe AAK-në me 3.70%.
Muharremi ka shkruar edhe se deri tani janë procesuar 27,300 vota apo 34.5% nga ato 79,019.
‘‘Përndryshe kjo është gjendja e fundit me vota të diasporës që janë publikuar në faqën e KQZ. I përditësova rezultate me numrin shtesë nga votat e përfaqësive. Tani kemi 27,300 vota të procesuara apo 34.5% nga ato 79,019. Në këto raste nuk po duket shumë ide e mirë me i përditësu në gjendje reale për shkak se po ka ndyshime të shumta’’, ka shkruar ai.