24.2 C
Mitrovice
E premte, 19 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Ministri kroat takon zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes: Prania e ushtrisë amerikane në Kosovë tepër e rëndësishme

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë është takuar edhe me zëvendës-ndihmës sekretarin e Mbrojtjes amerikane për Politika Evropiane dhe të NATO-së, David Baker.

Anushi ka thënë se në këtë takim ka theksuar se çelësi i sigurisë së Evropës Juglindore është Kosova dhe se prania e ushtrisë amerikane në Kosovë përmes KFOR-it është shumë e rëndësishme.

“U takova me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe të NATO-s, David Baker. Në mënyrë të veçantë theksova se çelësi i sigurisë në Evropën Juglindore është Kosova dhe se prania amerikane përmes KFOR-it është jashtëzakonisht e rëndësishme”, ka shkruar Anushiq.

Ai gjithashtu ka treguar se Kroacia është e angazhuar fuqishëm për pajisjen dhe modernizimin e Ushtrisë Kroate, së bashku me SHBA-në, duke thënë se Kroacia po pajisë Forcat e Armatosura me Bradley, Black Hawks dhe sistemin raketor Himars.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT