20 C
Mitrovice
E premte, 19 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Mjeku nga Suhareka me dedikim prekës për kolegun që i vdiq në aksident: Lamtumirë, shoku i fëmijërisë!

Jetmir Gashi, kirurg vaskular 42-vjeçar nga Suhareka ka mbetur i vdekur pas një aksidenti trafiku në Carralevë.

Për Gashin e ka bërë një dedikim prekës mjeku tjetër nga Suhareka, Samir Bytyqi.

Bytyqi ka thënë se Gashin e njeh që nga fëmijëria, teksa e ka cilësuar si njeri me zemër të madhe, një mik besnik e profesionist të jashtëzakonshëm.

“Jetmiri ishte më shumë se një mjek i përkushtuar – ai ishte një njeri me zemër të madhe, një mik besnik dhe një profesionist i jashtëzakonshëm, i cili me duart e tij shpëtoi e ndihmoi shumë jetë. Kujtimet e fëmijërisë sonë, momentet e përbashkëta dhe rrugëtimi ynë profesional do të mbesin gjithmonë pjesë e imja”, ka shkruar Bytyqi.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT