Qeveria e Kosovës ka njoftuar se do të ndajë gjysmë milionë euro në formë të ndihmave humanitare për popullin palestinez në Gaza, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Kryeministri, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë, ku u mor vendimi tha se Qeveria e Kosovës përshëndet marrëveshjen në Gaza dhe uron që ky armëpushim i përkohshëm të shfrytëzohet për arritjen e paqes së qëndrueshme.
“Republika e Kosovës e përshëndet marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, si rezultat i së cilës faza e parë e kësaj marrëveshje parasheh krijimin e mundësisë së ndihmave për popullin palestinez. Për këtë qëllim, Qeveria e Kosovës do të ndajë gjysmë milionë euro mbështetje për popullin palestinez në Gaza.
Urojmë dhe bëjmë thirrje që ky armëpushim i përkohshëm të shfrytëzohet për arritjen e paqes së qëndrueshme”, tha Kurti. /Reporteri.net/