5.4 C
Mitrovice
E premte, 31 Janar, 2025
spot_imgspot_img

Krasniqi: Dallimi me qeverinë aktuale është se ne kryejmë punë e këta kanë veç fjalë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se PDK-ja e ka planifikuar se si do ta shpenzojë buxhetin për vitin 2025.

Krasniqi ka thënë se do të ketë ndryshim të tatimit në pronë, por që edhe do të ketë lehtësira në sektorin privat.

Ai sqaroi se do të ketë shumë më shumë benefite për punëtorët dhe jo për pronarët e bizneseve.

“Ne do ta lehtësojmë biznesin privat, sepse do të ketë edhe lehtësime tatimore për bizneset që investojnë shumë të caktuara, për shembull mbi 500 mijë euro, që punësojnë mbi 50 qytetarë, etj, etj. Do ta ndryshojmë tatimin në pronë sepse ligji aktual është penalizues. Me thënë kështu, me e citua drejt amzënn, rrezikon që disa pronar me i bo qiraxhinj në pronë të veta. Është pezulluar për shkak të zgjedhjeve por ligji vazhdon me qenë dhe ne do ta ndryshojmë këtë në ndër veprimet e para. Pra bizneset do t’i lehtësojmë. Shikoni, se ne çka kemi bërë edhe në vitet 2008-2014, ne kemi ulur tatimet dhe i kemi rritur të hyrat, sepse ua kemi lehtësuar bizneseve zhvillimin dhe rritjen e profiteve. Momentin që bizneset i rrisin përfitimet e tyre, ata investojnë më shumë edhe në zhvillim të mëtutjeshëm, në zgjerim të punës së tyre dhe po ashtu kanë hapësirë me i pagu punëtorët më mirë. Arsyeja përse ne besojmë se duhet me e zhvillu më shumë sektorin privat për me iu ndihmu punëtorëve të tyre, sepse punëtorët në sektorin privat nuk i kanë të drejtat që duhet me i pas, ka avancime por jo në nivelin ku ne e dëshirojmë. Dhe kjo ka qenë qasja jonë gjatë gjithë kohës. Ne jemi të interesuar me e zhvillua ekonominë, motori ekonomik kurrë nuk është shteti, është gjithmonë sektori privat, janë rregulla bazike të kapitalizmit dhe kështu ka ndodhur në krejt botën e zhvilluar. Por normalisht pjesa më e rëndësishme janë njerëzit që kontribuojnë, që janë punëtorët e sektorit privat dhe ata duhet me pas edhe garancione ligjore më të mira, edhe paga më të mëdha edhe siguri. Për neve këto shkojnë njëra me tjetrën”, u shpreh Krasniqi në RTV21.

Krasniqi theksoi se, dallimi në mes qeverisë aktuale dhe PDK-së, është se partia që ai e udhëheq dhe që për kandidat për kryeministër ka Bedri Hamzën kryen punë, e jo si LVV-ja që ka vetëm fjalë.

“Buxheti aktual është rreth 3.6 miliardë dhe ne planifikimet tona për 4 vite ky do të rritet, Bedriu e ka shpjeguar edhe e ka të detajuar, por në planifikimet tona janë të mjaftueshme sepse, dallimi jonë me këtë qeveri është se ne kryejmë punë, këta kanë fjalë. Këta s’kanë arritur me e shfrytëzua buxhetin. Ne vitin e kaluar që këta sot krenohen dhe thonë i kemi shpenzuar tek investimet kapitale dhe janë në fakt se më shumë se gjysmën i kanë shpenzuar komunat që s’i ka kryesisht qeveria aktuale. Kanë mrri nominalisht në nivelin që ne e kemi bërë para 15 vjete. Ama dallimi është i madhe se kjo përqindje është shumë dyfish më e vogël se sa përqindja e zbatimit në atë kohë”, theksoi Krasniqi.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT