6.1 C
Mitrovice
E premte, 31 Janar, 2025
spot_imgspot_img

Haradinaj: Kurti është në agjendën e armiqve të Kosovës

Kandidati koalicioni për Kosovën Fituese dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti është në agjendën e armiqve të Kosovës.

Haradinaj në një intervistë për gazetën online Reporteri.net, ka thënë se Kurtit nuk mund t’i njihet asnjë sukses sepse, sipas tij lista e dëmeve që ia ka bërë Kosovës është shumë e madhe dhe disa prej dëmeve janë të rrezikshme.

Haradinaj në këtë intervistë ka thënë se Kurti e ka larguar Kosovën nga SHBA-ja, të cilën e ka quajtur garantues të ekzistencës së vendit.

“Kjo është gati se absurde nuk mundesh me qenë në vijë me armiqtë e Kosovës e me i sjell vendit suksese. Pra, nëse ka ndonjë sukses ditor nuk është në agjendën e Kosovës por është në agjendën e armiqve tonë. Nëse nuk je në linjë me SHBA-në në planin e sigurisë çdo veprim i yti nuk është sukses por është në dëm të vendit, të perspektivës të mëtejme. Pra. edhe nuk duhet me kërku sukses te dikush që në atë që është kryesorja, trajektorja se me kënd jemi ne, në cilën botë jemi në, me kënd kemi obligime, me cilët duhet ta ruajmë besimin dhe marrëdhënien e mirë. Nëse këto janë negative pra të gjithë përgjigjet atëherë çka ka rëndësi diçka tjetër ciladoqoftë, që për fat të keq nuk ka as rezultate të tjera. Unë nuk e di të ju them të drejtën se cili është suksesi i tij, lista e dëmeve që ia ka bërë Kosovës është e madhe, disa prej tyre janë shumë të rrezikshme, sepse, na ka largu pikërisht nga garantuesi i ekzistencës tonë, jo vec në planin ndërkombëtar i marrjes së njohjeve, anëtarësimit në institucione ndërkombëtare por edhe në siguri.”, ka thënë Haradinaj.

Intervistën e plotë me Ramush Haradinajn mund ta ndiqni nesër (e premte) në ora 20:00 në youtube, në kanalin zyrtar të gazetës Reporteri.net.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT