Vetëvendosja për katër vite drejtësi e kanë vëzhguar “thjesht me parulla populliste” e me synim “për ta shtënë në kontroll”, tha kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili në intervistë në “Rubikon” të Klan Kosovës.
Kica-Xhelili tha se qysh prej fjalëve që Vetëvendosja ka përdorur në draft-ligjet si ajo për vetingun, byronë për konfiskimin e pasurisë së papërligjshme e deri te ajo për Këshillin Prokurorial të Kosovës, jepen indikacione se synohet “kontrolli…e jo reforma”.
“Politika nuk duhet me ba reforma në drejtësi që shtrijnë kontrollin në drejtësi. Fatkeqësia më e madhe është se kjo qeveri drejtësinë e ka vëzhgu komplet në bazë të njëfarë parulle populliste në atë se çka i tingëllon mirë qytetarit, por çka absolutisht nuk i ndihmon sistemit të drejtësisë”, tha ajo.
“Çka vërejmë si te draft-ligji për byronë, për vetting, si në atë të KPK-së, kemi fjali të cilat tregojnë se e synojn pikërisht shtrimin e kontrollit të ekzekutivit në drejtësi. Ne si LDK duam të shohim të ulim se çka i ndihmon sistemit. Vettingu është përdorur si parullë populliste”, tha ajo.