8.3 C
Mitrovice
E enjte, 30 Janar, 2025
spot_imgspot_img

Politikani gjerman i CDU për “Berliner Zeitung”: Lumir Abdixhiku lider i vërtetë politik, njeri me vizion realist

Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka marrë përkrahjen e deputetit gjerman, Peter Beyer dhe politolgut Ulrich Schlie.

Peter Beyer, deputet i CDU-së në Bundestag, ka shprehur hapur mbështetjen e tij për Abdixhikun, duke e cilësuar atë si një politikan serioz dhe të aftë gjatë një prononcimi për mediumin gjerman “Berliner Zeitung”.

“E njoh Lumir Abdixhikun prej shumë vitesh dhe kam bashkëpunuar me sukses me të brenda familjes së Partive Popullore Evropiane (EPP),” deklaron Beyer për Berliner Zeitung.

Ai e vlerëson kandidatin e LDK-së si një lider me përvojë dhe të sinqertë, i cili kupton rëndësinë e reformave për të ardhmen e vendit.

“Lumir Abdixhikudallohet si një lider i ri, por njëkohësisht me përvojë dhe i sinqertë. Ai është një njeri me një vizion realist: ai e kupton që reformat strukturore janë të domosdoshme,” shtoi politikani gjerman i CDU-së.

Një vlerësim të ngjashëm dha edhe profesori gjerman Ulrich Schlie, ekspert në çështjet e sigurisë dhe strategjisë në Universitetin e Bonit.

“Duke marrë parasysh zhvillimet politike në Evropë, e ardhmja e Kosovës ka një rëndësi vendimtare për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor,” thotë profesori i studimeve të sigurisë dhe strategjisë në Universitetin e Bonit.

“Për ta bërë perspektivën evropiane të Kosovës realitet në të ardhmen e afërt, nevojiten politikanë që, si Abdixhiku, i përkushtohen vlerave evropiane,” shton Schlie.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT