Nuk janë të rralla rastet kur mosmarrëveshjet e ndryshme përfundojnë në përleshje fizike, e shpesh herë edhe më përdorim të armëve të zjarrit apo armëve të ftohta. Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në Skenderaj, ku ka ndodhur një incident i therjes me thikë, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas informacioneve të para, deri tek rasti ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje që tre të mitur kanë pasur mes vete.
Ata fillimisht janë përleshur fizikisht mes vete, ndërsa më pas njëri prej tyre ka përdorur thikën dhe për pasojë vetë i dyshuari dhe dy viktimat kanë mbetur të lënduar.
Policia ka njoftuar se i dyshuari në lidhje me këtë rast tashmë është arrestuar.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, viktimat kanë pranuar ndihmë mjekësore.
Rasti po hetohet nga institucionet përkatëse, të cilët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e rasteve të tjera.
/GazetaSinjali/