3.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 22 Janar, 2025
spot_imgspot_img

Kryetari Peci thotë se do ta padis KRU Mitrovica

Para disa ditësh KRU Mitrovica arriti marrëveshje me katër komunat veriore për të rritur më shumë cilësinë e ujit të pijes, sigurimin që të ketë ujë 24/7 dhe disa pika tjera memorandumi.

Por, komuna e Zveçanit thotë se një ditë pas arritjes së marrëveshjes, drejtori i kësaj ndërmarrje Bashkim Kurti ka larguar nga kjo marrëveshje tri fshatra të komunës së Zveçanit, Boletin, Zhazhë dhe Kelmend.

Banorët e këtyre fshatrave thonë se tash e mbi 7 muaj kanë ndërprerje të ujit ndërkaq kryetari i Zveçanit, Ilir Peci thotë se janë duke bërë gati të padisin KRU Mitrovica për këtë vendim.

Në këtë mënyrë po mundohen të furnizohen me ujë të pijes.

E jo vetëm kjo shtëpi, telashe me ujin kanë edhe këto familje të cilat jetojnë që nga paslufta në këtë zonë të thellë në veri të vendit.

E disa ditë pas arritjes së marrëveshjes së KRU Mitrovica me katër komunat veriore për t’i furnizuar me ujë, tri fshatra janë larguar nga ky memorandum bashkëpunimi, Boletin, Zhazhë e Kelemend.

Por njëri nga banorët e kësaj zone po kërkon zgjidhje të problemit.

“Në këtë marrëveshje neve tri fshatrave Boletinë, Zhazhë dhe Kelmend nuk na kanë bërë pjesë fare. Prej këtu qe 7 muaj nuk kemi ujë shumë e vështirëson, e hup kohën, të gjitha me ujë lidhën cfarë të prek me ujë. Kërkesa jonë është me pas ujë bile këto elementare me i pas”, ka deklaruar banori i Zhazhës, Ferid Peci.

Kryetari i Komunës së Zvecanit, Ilir Peci tha për Tëvë1 se pika 1.16 marrëveshjes iu ndërrua pas nënshkrimit të saj.

Ai tha se është në procedim të padisë për Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”.

“Ne dëshirojmë të zbatojmë vetëm marrëveshjen e cila ka qenë dhe kërkojmë të na vihet një kopje e saj edhe gjithçka të eci si procedurë. Edhe ministrja edhe z.Kurti thirren se banorët kanë ujë ju e keni pa që banorët nuk kanë ujë. Unë kërkoj nga z.Kurti të nisë realizimin e saj marrëveshje përndryshe ne vetëm se jemi në përfundim e sipër me bë padi”, ka pohuar ai.

Peci shtoi se ka kërkuar takim me drejtorin e KRU Mitrovica, Bashkim Kurti por i njëjti nuk ka pranuar.

“ z.Kurti nuk ka dal asnjëherë me dhënë ndonjë arsyetim dje kryetarët e tri fshatrave kanë kërkuar nga unë për të realizuar një takim në ora 10:00 e me z.Kurtin, ata kanë ardhë z.Kurti nuk ka ardhë në takim, ky është refuzim total”.

Televizioni ka kontaktuar me Bashkim Kurtin por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm gjatë ditës.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT