21.4 C
Mitrovice
E hënë, 22 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Kosovarja 25 vjeçare e zhdukur që nga nëntori, policia kërkim ndihmë ta gjetur

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për gjetjen e një personi të zhdukur.

Bëhet fjalë për një 25 vjeçare nga Lipjani, e cila është raportuar e zhdukur më 20 nëntor të vitit të kaluar.

Policia njofton se për rastin janë intervistuar disa persona, janë bërë kontrolle në hyrje-dalje të pikave kufitare, kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim

Me datë 20.11.2024, në polici është raportuar për një person të zhdukur.

Bëhet fjalë për personin, Arianita Gajtani e lindur në vitin 1999, banuese në Lipjan.

Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore të hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si:

-intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit,
-kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare,
-kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura),
-analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin etj.

Edhe pse veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit, nga ana juaj kërkojmë kontributin tuaj qytetar.
Të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me të, t’i përcjellin ato policisë përmes numrit 192.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT