Kandidati për deputet nga LDK dhe njëherësh edhe shef i grupit parlamentar të kësaj partie, Arben Gashi, ka reaguar pas paraqitjes së Albin Kurtit gjatë tubimeve të VV-së në Gjakovë e Mitrovicë.
Gashi tha se pas katër vitesh qeverisje nga Kurti, Kosova është e zhgënjyer dhe kryeministri s’ka çka të tregojë.
”Kurti nuk ka pika as vizion për të folur si kryeministër. Ai është i korruptuar, i paaftë dhe i vetëdijshëm që qytetarët do ta ndëshkojnë për dështimet e tij. Çirret sepse fundi i tij po afrohet! Kosova meriton ndryshe!’, ka shkruar Gashi.
Gashi ia përmendi Kurtit skandalet më të mëdha qeverisëse, prej Martin Berishajt e deri te mbi 35 milionë euro keqpërdorime për të akuzuarin Nagip Krasniqi, ish-kryeshef i KEK-ut.